Sportet me dorë

KV Drita me dy angazhime nga jashtë

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani përfundismisht i ka ndarë rrugët me dy përforcimet nga jashtë, me brazilianen Melisa Ortega dhe amerikanen Capri Richardson dhe tashti ekipi gjilanas ka angazhuar dy lojtare të tjere, një lojtare maqedonase me përvojë dhe një lojtare bullgare.

Siç ka theksuar Lorik Iliazi, kryetarjer i KV Drita nga Gjilani, tashti kanë arritur marrëveshje me lojtaren nga Rabotniqki i Shkupit, Tea Bodrozha dhe me lojtaren nga ekipi i kampion i Bullgarisë, Marica Plovdiv, lojtaren Tereza Ivanova.

tea Tea Bodrozha

Tea Bodrozha, maqedone është lojtare me përvojë, e cila karrierën e saj më të madhe e pati te KV Rabotniqki i Shkupit, ekip për të cilin ka luajtur më tepër se 13 vite. Ajo gjithashtu ka luajtur edhe për ekipin KV Vardar nga Shkupi, sikurse që ishte edhe lojtare e VK Kometal. Ajo është një lojtare që luan në pozitën e qendrës.

ivanova Tereza Ivanova

Lojtarja tjetër që ka angazhuar KV Drita është bullgarja Tereza Ivanova, e cila vije nga KV Marica Plovdiv, ekip me të cilin KV Drita pati luajtur në Ligën e Kampioneve. Ajo është një lojtare 21- vjeçare, pranuese që luan në pozitën katër dhe është e gjatë 179 centimetra.

You Might Also Like