Futboll

Iljasa Zulfiu largohet nga FC Drita, kthehet te ekipi i tij i mëpërshëm

Erdhi me bujë te Drita, por nuk i bindi drejtuesit e ekipit bardh e kaltër, andaj pas një aventure të shkurtër te ekipi kampion i Kosovës, Iljasa Zulfiu është rikthyer te klubi i Dukagjinit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet në Kosovë, të cilat edhe e kanë prezantuar Iljasa Zulfiun me fanellën e Dukagjinit, ekip që udhëhiqet nga Ismet Munishi.

Ndryshe, kjo ka qenë e mundur të shihet edhe nga ndeshja e mbrëmshme në kuadër të Conference League, në të cilin u përballën FC Drita dhe FC Differdange 03, ku në formacion fare nuk figuronte emri i Iljasa Zulfiut. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like