Futboll

Te Drita vjen mesfushori shqiptar, pritet ardhja e një sulmuesi brazilian

Kampionët e vendit “godasin” në orët e fundit të afatit kalimtarë të verës, derisa kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur shqiptar Ejon Vucaj, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Marrëveshje ndërmjet drejtuesve të klubit bardhekaltër dhe mesfushorit shkodran është arritur, ndërkohë që prezantimi pritet të bëhet gjatë orëve në vijim.

Vucaj e ka nisur karrierën te Vllaznia e Shkodrës, ndërkohë ka qenë pjesë e disa ekipeve të tjera nga Kategoria Superiore si Laçi, Flamurtari dhe Tirana.

Shkodrani ishte pjesë e Përfaqësueses shqiptare në grupmoshat U-19 dhe U-21.

Gjatë ditës së djeshme Gazetasheshi.com raporti se Drita kishte arritur marrëveshje edhe me sulmuesin brazilian Ricardo Verza, i cili pritet të zbarkojë të hënën në Gjilan.

You Might Also Like