Në nderim të përvjetorit të çlirimit të qytetit të Gjilanit, po e shpërndaj për mjetet e informimit, një pjesë të Informatës, e cila atëherë, u përgadit enkas për 15 Qershorin 1999, pra doli një ditë më vonë, më 16 Qershor 1999, informacion zyrtar për Radio Televisionin Shqiptar – RTSH, dhe për Radion Kosova e Lirë, lexuar nga unë Ismet Sylejmani, me pseudonimin e luftës Sokol Gashi, në cilësinë e Shefit për Informim Publik, të Zonës Operative të Karadakut, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 15 Qershor 2025!
Informatë
Ngjarje historike për Zonën operative të Karadakut!
Ushtria Çlirimtare e Kosovës e prirë nga Komandanti i Shtabit të ZOK-ut Ahmet Isufi- Rexha, hyri në qytetin e Gjilanit!
Gëzimi dhe dashuria për ardhjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytet janë të jashtëzakonshme!
Populli ka dalë në rrugë!
Janë mbushur sheshet përplot!
Brohoritje për Ushtrinë tonë Çlirimtare, për Komandantin Legjendar Adem Jashari e për Kryeministrin Hashim Thaçi!
Thirrjet hej dilni se kanë ardhur luftëtarët e lirisë, bashkëluftëtarët dhe vazhduesit e rrugës çlirimtare të dëshmorëve Kadri Zeka e Rexhep Mala , Nuhi Berisha dhe Zija Shemsiu, janë të fuqishme, gjëmojnë si krater vullkani!…
Sokol GASHI
Shërbimi për Informim Publik
Gjilan,16 Qershor 1999!