Dy autobusë, të mbushur me intelektualë e që janë adhuruesit më të flaktë të Dritës kanë marrë rrugë për në Shkodër, për të përkrahur Kombëtaren e Shqipërisë, e cila këtë të hënë do të përballet me Maqedoninë në Stadiumin “Loro Boriçi”.
Shqipëria këtë mbrëmje do t’a zhvillojë ndeshjen e parë e ngazëllyer me paraqitjet e saja në Kampionatin Evropian, ku së fundi kishte ngadhënjyer ndaj Rumanisë.
Shqipëria është pjesë e grupit G bashkë me Spanjën, Italinë, Izraelin, Lihtenshajnin dhe Maqedoninë./Kryelajmi/.