Futboll

Para nisjes për në San Marino SC Gjilani do të testohet për covid edhe për herë të tretë

I tërë stafi i SC Gjilani që pritet të udhëtojë për në San Marino do të testohet edhe për herë të tretë, me qëllim që të mos paraqiten problemet e mundshme. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, që ka thënë se të mësuar nga përvoja e Dritës, 42 persona të SC Gjilani do të testohen për herë të tretë.

Haziri, ka thënë se të gjithë e edhe klubet e futbollit e edhe ata që kanë leje nga organet e shtetit duhet t’a kuptojnë se duhet të sillen në normat e ruajtjes, nuk mund të hyjnë e të dalin pa kujdes dhe mandej t’a rrezikojnë krejt ekipin dhe t’i rrezikojnë garat e ekipit nga pakujdesia. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like