ARSIMI

Interesim i shtuar për t’u regjistruar në Shkollën Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan

Si asnjëherë më parë, sivjet ka patur një interesim të shtuar për t’u regjistruar në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, shkollë në të cilën vlerësojnë se vetëdijesimi i të rinjve në përgjithësi, e i prindërve në veçanti për orientimin e të rinjve në karrierë duke ndjekur shkollat profesionale po përmirësohet nga viti në vit.

Në këtë shkollë sivjet ishin jashtëzakonisht të kënaqur me procesin e regjistrimit të nxënësve në ShMT “Mehmet Isai”. Ka një rritje të dukshme në regjistrimin e klasave të X-ta krahasuar me vitin e kaluar në afatin e parë.

Në vitin shkollor 2022/2023 në afatin e parë ishin regjistruar 78 nxënës në total në klasat e X-ta.

Këtë vit 2023/2024 ka një rritje të dukshme në regjistrimin e të rinjve në klasën e X-të, duke arritur numrin prej 179 nxënësve në afatin e parë.

Qendrat e Karrierës dhe aktivitetet e tyre përmes këshilltareve të karrierës kanë luajtur një rol të rëndësishëm që investimet e qeverisë dhe komunës të jetësohen dhe funksionalizohen, duke sjell rezultate të pritshme në rritjen e nxënësve në shkollat profesionale.

Dëshirojmë të falënderojmë dhe të jemi mirënjohëse për komunën e Gjilanit dhe në veçanti DKA-në në përkrahjen e vazhdueshme në promovimin dhe mbështetjen që i ka bërë shkollave profesionale, e në veçanti Qendrës së Karrierës dhe ShMT “Mehmet Isai”.

You Might Also Like