ARSIMI

Investimet në Gjimnazin “Zenel Hajdini” s’kanë të ndalur

Krahas investimeve në ofrimin e kushteve më të mira për mbajtjen e mësimit në distancë me paisje bashkëkohore, komuna e Gjilanit vitin e kaluar Gjimnazin “Zenel Hajdini” e  pajisi edhe me loptopë, projektorë, perde te monitorëve, perde të dritareve dhe pajisje të tjera të nevojshme.
Njëkohësisht, kishte një donacioni tjetër nga Zvicra me pajisje shkollore, ndërsa investimet po vazhdojnë edhe në renovimin e sallës se edukatës fizike, dëshirë e kërkesë e kahmotshme e Aktivit të edukatës fizike, dhe nevojë e domosdoshme që të investohet për shkak të vjetërsisë dhe kushteve jo të mira që salla i kishte.
Një premtim të tillë, komuna po e realizon dhe punimet po vazhdojnë në jetësimin sa më të shpejtë të sallës, dhe besojmë do të mbarojë brenda këtij viti mësimor.
Nxënësit dhe mësimdhënësit me padurim po e presin finalizimin e punëve për të pasur mundësi të zhvillojnë mësimin normalisht dhe t’i zhvillojnë aktivitetet fizike brenda në sallë.

You Might Also Like