Futboll

Ish-lojtari i Dritës do të luaj për Shkëndijën

Burimet e televizionit Shenja, mësojnë eksluzivisht se Ardian Cuculi do të rikthehet të luajë për Shkëndijën e Tetovës.

Jo zyrtarisht mësohet se Cuculi dhe Shkëndija janë në bisedime, me kërçovarin që të vesh sërish fanellën kuqezi.

Me shumë mundësi, qendër-mbrojtësi do të firmos kontratë 1 vjeçare dhe do të mbyll karrierën e tij te Shkëndija.

Cuculi pjesë e kuqezinjëve ka qenë në 3 periudha të ndryshme, duke regjistruar 246 paraqitje me skuadrën tetovare. Ndërkohë gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Vëllazërimin, Pobedën, Milanon, Kukësin dhe Dritën.

You Might Also Like