Futboll

Ja kur do të luhet ndeshja Drenica – Gjilani

Ndeshja Drenica – Gjilani e vlefshme për xhiron e tretë në Albi Superligën e Kosovës në Futboll do të luhet këtë të mërkurë, me fillim në ora 17 në Stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Këtë ndeshje do t’a drejtojnë gjyqtarët Alban Shala, Bujar Selimaj dhe Fatmit Sekiraqa, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Isak Cervadiku.

Ndryshe pas dy xhirove të zhvilluara Gjilani është i pari me 6 pikë të tubuara pas dy ndeshjeve, derisa Drenica është në pozitën e fundit pa asnjë pikë.

You Might Also Like