Është mbyllur pjesëloja e parë në ndeshjen Feronikli – Gjilani, në të cilin ekipi nga Drenasi është në epërsi me rezultat 2:0.
Të dy golat për Feroniklin i ka shënuar Bedri Greca, që deri para pak muajsh ishte pjesë e Gjilanit, por që ishte larguar pas disa mospajtimesh që i kishte në klub.
Golin e parë ai e ka shënuar pas një aksioni që nisi nga mesi i fushës dhe topi u pasua në anën e majtë, kurse lojtarët e Gjilanit sikur u shtangën, duke pretenduar për një pozitë jashtë loje e nga prapa erdhi Greca që e futi topin në rrjetë.
Greca ishte edhe autor i golit të dytë edhe atë pas një kundërsulmi të shpejtë, kur i iku Veliut, kurse në brendi mashtroi pot ë njëjtin lojtar dhe me goditje të saktë qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të portës së Gjilanit.