Ish-mbrojtësi qendror, Melos Zenunaj vazhdon të mbetet lojtar i lirë, edhe pse ishte shumë afër një marrëveshje jashtë Kosovës.
Pas largimit nga Drita, ai ishte në negociata me ekipin luksemburgas Dudelange, por oferta financiare nuk e bindi.
Zenunaj ka kërkesa më të larta dhe e ka refuzuar ofertën, duke mbetur në pritje të hapave të ardhshëm.
Për të ka interes nga disa klube në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut, por deri më tani ai ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij.
Vendimi i tij pritet brenda javës së ardhshme, kur do të dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.