Futboll

SC Gjilani: Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv, Milaim Krasniqi

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv, Milaim Krasniqi
Sport Club Gjilani dërgon telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi dhe gjithë komunitetin e gazetarisë sportive në vend për humbjen e doajenit të gazetarisë sportive Milaim Krasniqit.
Milaim Krasniqi i dha shumë gazetarisë sportive e bashkë me të edhe futbollit të Kosovës.
Ai ishte zëri kumbues i futbollit kosovar që nga ditët e para të pasluftës nëpërmjet valëve të radios.
Ikja e tij e hershme nga kjo botë është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe për gazetarinë sportive.
Në këto momente të vështira qëndrojmë afër familjes Krasniqi dhe tërë kolegëve e miqve të tij.
Me pikëllim të thellë,
Sport Club Gjilani

You Might Also Like