Sulmuesi anësor, Almir Kryeziu, ka nënshkruar për kampionin e Kosovës, Ballkanin për tri vite.
Sulmuesi anësor, Almir Kryeziu, ka nënshkruar për kampionin e Kosovës, Ballkanin për tri vite.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziun tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione”.
“FC Ballkani ka arritur marrëveshje tre vjeçare me futbollistin, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Dritës”.
“Kryeziu është bashkuar menjëherë me ekipin, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja. Klubi i uron mirëseardhje Almirit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona”, thuhet në komunikatën e Ballkanit.
Ky është transferimi i dytë i Ballkanit në këtë afat kalimtar.