“Ne e kryem detyrën. Ishim të fokusuar këtu sepse Trepça ’89 është një ekip shumë i rrezikshëm dhe ka cilësi”, deklaroi Bekim Isufi.
“Në pjesën e dytë përmirësuam gabimet që i bëmë në pjesën e parë dhe e fituam ndeshjen, e cila ishte shumë e vështirë”.
“Prishtina fitoi në fund përsëri, është një skuadër shumë e fortë dhe nuk është që nuk pritej fitorja e tyre në Prizren”.
“Ne jemi në përparësi në ndeshjen e fundit dhe pres që aty ne të kemi fat e jo Prishtina”, shtoi Isufi.
Drita ndodhet aktualisht tri pikë para Prishtinës.