Futboll

Mirlind Daku është lojtar i Rubin Kazan

Sulmuesi gjilanas Mirlind Daku është anëtar i ri i ekipit nga Rusia, Rubin Kazan.

Rubin Kazani të martën pasdite ka konfirmuar transferimin e Dakut. Në fakt marrëveshja është arritur më herët, por tashmë është bërë zyrtare.

Daku te Rubin Kazani ka kaluar nga Osijeku i Kroacisë. Në edicionin e fundi ishte i huazuar te Mura në Slloveni, ndërsa shkëlqeu duke realizuar 22 gola gjithsej. 19 gola i kishte në kuadër të kampionatit, në 33 ndeshje.

25-vjeçari ishte transferuar tek Osijeku në vitin 2018 nga Llapi. Ka luajtur huazim te Kukësi, Ballkani e Mura. Te Ballkani e Mura është shquar me gola të shumtë. Sulmuesi gjilanas ka 12 paraqitje e tri gola për Kosovën U21. Te Kosova A ka luajtur në pesë ndeshje miqësore.

Mediat e afërta me Rubin Kazanin kanë shkruar se Daku është transferuar për 1,2 milionë euro. Rubin Kazani është kthyer në elitën ruse për edicionin e ardhshëm. Edicionin e kaluar ishte në kategorinë e dytë. Ka dy tituj të Rusisë, në vitet 2008 e 2009. Kupën e Rusisë e ka fituar në vitin 2012, ndërsa Superkupën në vitet 2010 e 2012.

You Might Also Like