Futboll

Isufi: Një derbi i fituar me meritë

Deklarata e Bekim Isufit, kryetrajner i Ballkanit pas ndeshjes me Dritën

“Kemi pasur shumë raste, shumë volum dhe nuk arrinim të shënonim. Në pjesën e dytë ishim më të qetë. Një derbi i fituar me meritë, i përgëzojë lojtarët për mënyrën e lojës. Treguan se dinë të luajnë, kjo tregon se nganjëherë kur je shumë poshtë ngriteni më së larti. Gjatë javës nëse punohet mirë, rezultati vjen në ndeshjen finale”.

“Momentin që sulmuesi shënon gol, atëherë ju duhet të jeni të kënaqur dhe e arsyetoni ai vetën e tij. Kuçi me një qetësi të jashtëzakonshme e dëshmoi vetën, Solomon ishte gjithashtu në formë të mirë”.

“Nuk mund të parashihen gjërat përpara ndeshjes, por kemi të bëjmë me një kampion, e cila është ndërtuar qe pesë apo gjashtë vite. Ne them të drejtën, nuk i kemi ikur lojës tonë”, deklaroi ai për Art Sport.

You Might Also Like