Futboll

Ardian Nuhiu uron Ballkanin

Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka komplimentuar skuadrën e Ballkanit, madje edhe i ka uruar titullin, ndonëse ka pranuar se i duhet edhe pak për t’u konfirmuar kampion i këtij sezoni.

“U munduam të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë si Ballkani që ka bërë ndeshja shumë të mirë kundër gjitha skuadrave dhe është me meritë në pozitën e parë”, u shpreh Nuhiu.

“Dua ta uroj për titullin edhe pse i duhet edhe pak për ta fituar. Nuk ka qenë ndeshja onë më e mirë, por mendoj se në pjesën e parë luajtëm mirë. Në përgjithësi ishte një ndeshje e hapur me shumë gola dhe shpresoj që tifozët të jenë kënaqur”, tha Nuhiu pas ndeshjes.

You Might Also Like