Arben Zeqiri, ish-futbollit i Gjilanit e më pas edhe i Dritës e tashti edhe analist dhe trajner i futbollit rrëfen për golin më të rëndësishëm në karrierën e tij prej futbollisti.

Zeqiri, që është autor i shumë golave në karrierën e tij, thekson se për të më i rëndësishmi është goli i shënuar në finale të Kupës së Kosovës në Futboll, ndeshje në të cilën i pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Për Arbenin, ai mbetet goli më i bukur, më i rëndësishëm dhe goli që e futi në një karrierë të ndritur, gol që i dha vetëbesim e autoritet.

Në atë finale, Besiana – Gjilani ishin të pranishëm 18 mijë shikues. Ai thotë se ndihmesë të madhe i kishte dhënë Sadullah Ajeti, kapiten i Gjilanit. Ai thotë të ketë luajtur me emocione dhe nuk lë pa përmendur as Muharrem Sahitin e Selajdin Jerliun – Colin, të cilët gjithnjë e kishin udhëzuar për të mirë. Arben Zeqiri beson të ketë lënë një gjurmë edhe karrierë edhe te gjeneratat e reja.

Ky gol aq i dashur për Arben Zeqirin nuk ishte i mjaftueshëm për të fituar finalen, ngase në atë ndeshje fituese ishte Besiana me rezultat 2:1. Gjilani ishte fitues i Kupës më herët, në vitin 2000, kur pikërisht e kishte mundur Besianën me rezultat 1:0.
Në karrierën e tij prej futbollisti, Arben Zeqirit i mbetet merak që së paku sa luajti për Gjilanin një herë nuk ishte bërë kampion, aq më parë që në vitet e pasluftës kishte një ekip shumë të mirë, por që asnjëherë, as atëherë e as deri më tash, Gjilani nuk u shpall kampion i Kosovës. /kryelajmi.com/.





