Futboll

Premton Muja nga sot nuk është pjesë e klubit SC Gjilani U-19

Premton Muja, kryetrajner i SC Gjilani U-19 nuk do të ushtrojë më këtë post. Ai një vendim të tillë e ka paralajmëruar në faqen e tij në facebook, ku ndër të tjera ka shkruar:

Me përgjegjësi dhe përkushtim të madh e dhash më të mirën për klubin ku jam rritur për këto vite duke përcjellë katër gjenerata dhe duke arritur suksese të mëdha tek U-19.

Lojtarët mbeten ata të cilët nuk do të harrohen asnjëherë për djersën dhe disiplinën e treguar brenda dhe jashtë fushës.

Faleminderit për besimin President Florim Zuka, dy ish-drejtorët, Sevdail Robelli dhe Sallah Sherifi, kolegëve të shkollës së futbollit, lojtarëve , Skifterëve dhe gjithë opinionit gjilanas.

Me respekt i juaji , Premton Muja.

Kryelajmi.com

You Might Also Like