Pushimit i erdhi fundi, ndërsa Superliga e Kosovës rinis pjesën pranverore të saj këtë fundjavë.
Pas dueleve të Kupës, ku garojnë disa ekipe të Superligës, tashmë e tërë Superliga do të jetë në aksion, duke filluar këtë të shtunë dhe të dielë.
Ndërsa sipas orarit të dhënë nga FFK-ja, të shtunën do të luhen tri ndeshje, e të dielën dy të tjera.
Të gjitha ndeshjet nisin në ora 13:00, pos Llapit që nis në 13:30.
ORARI I NDESHJEVE TË XHIROS XIX:
E SHTUNË: | Ballkani – Dukagjini Drenica – Gjilani Drita – Feronikeli |
||
E DIEL: | Malisheva – Prishtina Llapi – Ulpiana |