Futboll

Gjilani e Drita për fitore

Dy ekipet gjilanase Gjilani dhe Drita do t’i luajnë ndeshjet e tyre këtë të shtunë dhe që të dyja do të luajnë për fitore.

Punë të vështirë do të ketë Gjilani, që për ballë do të ketë liderin në tabelë Prishtinën. Qëllimin e Gjilanit edhe më të vështirë e bënë e dhëna që deri më tashti asnjëherë nuk ka shituar fitore kampionale në ballafaqim me Prishtinën. Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit është i bindur se mund t’a bëjë këtë, ngase një gjë të tillë e kishte arritur me ekipe të tjera.

Në anën tjetër, Drita do të jetë mysafire e Hajvalisë. Ekipi nga paralagjja e Prishtinës është në krizë të thellë, kurse ka edhe probleme të brendshme, ngase një pjesë e lojtarëve e kanë bojkotuar ekipin. Ekipi i Hajvalisë ka paralajmëruar se një pjesë e lojtarëve do të jenë juniorë, por deri në nisje të takimit mund të ndodh gjithçka. Ismet Munishi, kryetrajner i Dritës ka paralajmëruar se do të udhëtojnë për fitore, që do të ishte e dyta rresht pas një agjërimi të gjatë.

You Might Also Like