Futboll

Ja si luajtën ekipet e Anamoravës në Ligën e Parë të Kosovës

Ekipet e Anamoravës në Ligën e Parë të Kosovës, Bashkimi i Koreetinit, Vitia, Kika e Hogoshtit dhe Vllaznia e Pozharanit, po tregojnë formë të luhatshme në këtë kampionat. Më së miri nga të gjitha këto po luan ekipi i Vitisë që drejtohet nga kryetrajneri Milaim Zuzaku.

Vitia, që ka vënë kandidaturën për Superligë, ka shënuar një fitore të vlefshme në fushën e Arbërisë, duke ngadhënjyer me rezultat 0:1.

Këtë të diel është luajtur edhe derbi i Anamoravës ndërmjet Kikës së Hogoshtit dhe Vllaznisë së Pozharanit, ku më të mirë dolën hogoshtasit, që ngadhënjyen me rezultat 2:1.

Më së keqi nga të gjitha ekipet anamoravase u paraqit Bashkimi i Koretinit që ka pësuar debakël në ballafaqim me Dukagjinin e Klinës, duke pësuar me rezultat të thellë 5:0.

 

 

You Might Also Like