Futboll

Trepça ’89 dhe Drita ballafaqim interesant i kësaj të diele

Me fillim në ora 13 në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Drita do të përballen në Stadiumin ‘Riza Lushta’ në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta, me vendasit që duan t’i shmangën rënies nga elita e futbollit kosovar dhe mysafirët Drita që kërkojnë ta rikthejnë titullin e kampionit.

Trepça ’89 në tre sfidat e fundit në kampionat ka marrë vetëm një pikë dhe kërkon ta befasoj skuadrën gjilanase, që stinorin e ri e nis me kryetrjnerin e ri, Arsim Thaçi dhe me të cilin mëton tri pikë të arta.

Drita para kësaj ndeshje zë pozitën e dytë me 3 pikë më pak se Ballkani, që ka një ndeshje më shumë, derisa Trepça ’89 është në pozitën e parafundit dhe nuk e ka të sigurt mbijetesën./kryelajmi.com/.

You Might Also Like