Afaristi i njohur kosovar, që jeton dhe vepron në Zvicër, Jakup Shabani, ka marrë postin e kryetarit të klubit të volejbollit “Drita”. Delagatët e Kuvendit të KV Drita, në një mbledhje të jashtëzakonshme me votën unanime kanë votuar që Jakup Shabani të zgjidhet kryetar i KV Drita.
Skuadra kampione në fuqi e ka marrë lajmin më të mirë, në periudhën kur më së shumti kjo I është dashur, meqë përkundër sukseseve të deritashme, i ka munguar tretmani që e meritonte ky klub.
Në kuvendin zgjedhor të mbajtur të premten në Gjilan, kuvendarët ia kanë dhënë mandatin e presidentit biznesmenit të njohur Jakup Shabani, I cili ka shprehur gadishmërinë të kthehet e të kontribuojë për klubet e vendit të origjinës së tij.
Shabani pasi është votuar nga delegatët është zotuar se së bashku me gjithë volejbolldashësit do të mundohet të bëjë më të mirën për Dritën dhe që këtij qytetit të vazhdojë ti sjellë trofe e krenari.
Lajmin për zgjedhjen e Shabanit president e ka mirëpritur edhe trajneri i KV Drita Lorik Ilazi, i cili në fjalën e tij e ka falënderuar afaristin kosovar dhe të njëjtën kohë është zotuar që të rrisë nivelin e paraqitjeve të Dritës si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.