Amerikani Jarwis Walker pritet të jetë basketbollist i Dritës. Kështu bëjnë me dije burime brenda klubit bardh e kaltër, i cili sivjet është riorganizuar dhe ka për qëllim futjen në play-off në ligën e parë, me qëllim që më pas të arrijë elitën e basketbollit kosovar.
Në faqen e fansave të këtij klubi është shkruar se Drita po jep sinjale të mëdha se do rikthehet drejt lavdisë, drejt Superligës.
Ata shpresojnë edhe në palestrën e rinovuar dhe një ekip të fuqishëm dhe me shkuesit e flaktë Intelektualët mbrapa do ishte diçka që ata e kanë pritur me vite e vite. /kryelajmi.com/.




