LAJME

Jeta në trekëndëshin kufitar që ndan shqiptarët

Dimri ia ka kthyer hijeshinë Malësisë së Karadakut, e cila përshkon komunat e Anamoravës, ato të Luginës së Preshevës dhe përfundon skaj Shkupit. Kjo trevë, që ishte vatër e vlimeve historike, fati e deshi që të jetë e ndarë në tre shtete edhe pse në të gjitha anët e kufirit është e banuar me shqiptarë, të cilët i dolën në ndihmë vëllezërve të tyre kur e kërkoi nevoja.

Letnica, që dikur banohej edhe me banorë kroatë, tashti nuk ka më shumë se 3-4 familje kroate edhe atë me banorë të moshuar, derisa familje shqiptare vazhdon të ketë më shumë.

Pak kilometra më larg, shtrihet fshati Vërnakollë, në të cilin nga larg shihen shtëpi të reja, kisha katolike e fshatit e shumë objekte të tjera, por ku futesh në të, aty mbretëron një heshtje mortore. I tërë fshati, që dikur numëronte qindra shtëpi të banuara, tashti gati se ka ngelur tërësisht i zbrazur. Banorët e lanë fshatin në kërkim të një jete më të mirë. Në këtë anë, më shumë banorë ka në Stubëll, por është për të ardhur keq që në Vërnakollë nuk ka fare banorë.

Në Stubëll, ku ka më shumë gjallëri.

Në këtë pjesë të komunës së Vitisë, në pak kilometra katrorë mund të shohësh edhe Kisha Katolike, Xhami e Kisha Ortodokse, e banorët e kësaj ane vazhdojnë të jetojnë në paqe,  ndonëse ata vazhdojnë të përballen me hallet e brengat që i sjell jeta./kryelajmi.com/.

You Might Also Like