Thuhet se dardha pik nën dardhë, kjo thënje mund t’i atribuohet edhe për një lojtar futbollist super të talentuar që jeton dhe vepron me familje në mergatë. Fjala është për Erald /Nadir/Alidema, i cili ka lindur dhe për një kohë ka jetuar me familje në Pozharan, lokalitet ky që nga ketu kanë dal shumë futbollistë të spikatur si portjeri Hazir Alidema, Njazi Musa, Burim Terziu e shumë te tjerë.

Sipas fjalëve të babai të tij, Nadir Alidemës, Mehmet Alidema, Enver Alidema/i ndjerë /pastaj Festim Alidema etj., cili edhe ai ishte për shumë vite lojtar I Vllaznisë. Erald Alidema,t ash edhe disa muaj I mbush 17 vjet . Karrierën e tij Eraldi e nis si 7-vjeqar në shkollën e futbollit të Vllaznisë me pastaj ka filluar vitin 2017-2020 në Kf Vëllazni, te trajnerët Elmaz Halimi dhe Bashkim që edhe ata ishin futbollistë të spikatur të Vllaznisë.
Erald Alidema lindi me 31 gusht 2010, por pastaj me familje u shpërngul në Gjermani . Ai karrierën e futbollistit në Gjermani ne qytetin e Dortmundit e nisi me dhe e vazhdoi ne Sv Titania ndërsa nga viti 2022 luan në” DJK SV GW”. Ku edhe atje u ra ne sy ekspertëve te këtij klubi si talent ku luante për moshat e reja U17.

Talenti I tij konstrukcioni I trupit te tij I zhvilluar sepse është I gjate 1.85 centimetra beri qe ai tash te kërkohet nga disa klube te rangut me te lartë . Eraldi mund te luaj gati ne te gjitha pozicionet si mesfushor por edhe si sulmues krahu.
Eraldi kërkohet nga disa klube Profesionale të rangut me të lart qe shumë shpejt pritet të nënshkruaj me njërin nga to.
Ne I uruam Eraldit shendet dhe suksese ne karrierën e tij. Ndërkohë qe dëshira e tij është qe te ftohet edhe ne Reprezentacionin e Kosovës për të mbrojtur ngjyrat e shtetit ku ka lindur ai dhe prindërit e tij. Aziz Zuka





