Futboll

Mbyllet pjesëloja e parë, Llapi udhëheq ndaj Dritës

Me synime të kundërta, Drita për kreun e tabelës e Llapi për mbijetesë, dy ekipet i janë qasur ndeshjes dhe pas një çereku të matjes së forcave kanë qenë llapjanët që në rastin e parë serioz kanë shënuar.

Po luhej minuta 16 kur pas një harkimi nga këndi nga lojtarët e Llapit, mbrojtja e Dritës shkurtazi e dëboi topin dhe Benjamin Emini me një gjuajtje në kthim e sipër e dërgoi topin para portës e mu te vije e portës ishte ish-lojtari I Dritës, I cili nga afërsia e futi topin në rrjetë. Me këtë rast, Ardit Tahiri nuk ka festuar, duke e respektuar në maksimum të dhënën se deri vitin e kaluar ishte lojtar o Dritës.

Në minutën e 20 Ramadani për pak sa nuk ka shënuar golin e dytë për Llapin, por ishte Maloku që me mund e dërgoi topin jashtë fundores.

Drita rastin më të mirë në pjesën e parë e patoi në minutën 43, kur portierit Qoriq të Llapit topi i iku nga dora, por ishte Rama ai që e largoi nga vija e portës dhe shpëtoi golin. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0 për Llapin./kryelajmi.com/.

You Might Also Like