Ka ndërruar jetë Asllan Gërbavci, ish-mësimdhënës i Kulturës Fizike dhe Sportit në Shkollën Fillore “Ibrahim Uruqi” në Bresalc dhe ish-trajner i volejbollit të KV Bresalci. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, të cilët kanë shkruar:
Me dhimbje të madhe komuniteti arsimor dhe qytetarët e Gjilanit kanë pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Asllan Gerbavcit, njërit prej mësuesve më të respektuar, njeri me vlera të larta morale dhe figurë e çmuar e arsimit.
Asllan Gerbavci, i lindur më 15 maj 1944, u nda nga jeta më 5 dhjetor 2025, duke lënë pas kujtimin e një njeriu të urtë, të dashur e të përkushtuar ndaj familjes, nxënësve dhe komunitetit. Për vite të tëra ai kontribuoi në edukimin e brezave, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e atyre që patën fatin ta njihnin e të mësonin prej tij.
Rruga e tij jetësore ishte e mbushur me punë, ndershmëri dhe butësi njerëzore. Ai do të kujtohet si mësues i përkushtuar, si gjysh e baba i dashur, dhe si një njeri i cilitdo i urtësisë dhe mirësisë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtunë, më 06.12.2025, pas namazit të drekës, në varrezat e qytetit në Gjilan.
Kujtimi për të do të mbetet i gjallë dhe i paharruar në zemrat e të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan.
Allahu e shpërbleftë me Xhenet!





