ARSIMI

Jeton Rexhepi zgjidhet drejtor në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan

Jeton Rexhepi, profesor  i Biologjisë është zgjedhur drejtor i ri në Gjimnazin Shoqëror ” Zenel Hajdini” në Gjiilan. Ai do të zëvendësojë Sami Hoxhën, i cili është pensionuar, shkruan kryelajmi.com.

Ja postimi i plotë i drejtorit të ri Jeton Rexhepi:

Të nderuar miq!
Të nderuar kolegë e nxënës!
Nga sot, zyrtarisht, jam përzgjedhur që të drejtojë Gjimnazin shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Dëshiroj që me këtë rast të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time për mbështetjen – nxitjen që më keni bërë për të marrë këtë përgjegjësi e angazhim në njërën nga shkollat më me rëndësi në qytetin tonë. Të gjithë ju që më njihni, besoj e dini se si funksionoj unë në secilën detyrë, të cilën e marrë në përgjegjësi. Ligjet, rregullat e rregulloret e vendit tonë, që rregullojnë secilën fushë të edukimit e arsimit do të jenë rruga e vetme e funksionimit për mua dhe Gjimnazin tonë.
Të nderuar kolegë!
Duke ju falënderuar për besimin e mbështetjen që e di se e kam nga ju, ju ftoj që bashkë ta bëjmë më të mirën për shkollën e nxënësit.
Falënderim e mirënjohje për besimin, të gjithëve që ma ofruat këtë besim. Ju e dini që nuk do t’ju zhgënjejë.
Me besim e vendosmëri, bashkë me të gjithë ju që do të lidheni në ndonjë formë me Gjimnazin “Zenel Hajdini”, jam i bindur që do t’ia dalim; do të jemi më mirë, më të suksesshëm. Do t’i trashëgojmë sukseset e deritanishme duke falënderuar drejtuesit e deritashëm të Gjimnazit dhe do të përballemi me problemet e sfidat bashkë – mbështetur në rregullat e ligjet tona.
Ju falemnderit e na priftë e mbara!
Jeton Rexhepi, drejtor i Gjimnazit shoqëror ” Zenel Hajdini” në Gjilan.

You Might Also Like