Kamenicë

Karaqeva e Poshtme u shkruan institucioneve të shtetit

 

Banorët e Karaqevës së Poshtme i janë drejtuar me kërkesa institucioneve të shtetit për t’i njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohen.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaqevës, ka thënë se që nga viti 2001 e deri më sot Serbia pretendon ta shkëput arterien kryesore t’a shkëput këtë pjesë të territorit.

“Urojmë që edhe presidenti të merret me problemin, me hallet dhe brengat që ballafaqohen banorët e kësaj treve. Kjo vlen edhe për shefin e grupit negociator Skënder Hyseni që të trajtojnë rastin e Karaqevës edhe në Bruksel, sepse presidenti i Kosovës, kryeministri, Abdullah Hoti, Vjosa Osmani, këto janë krerët e shtetit që duhet ta trajtojnë edhe këtë çështje në tryezën e bisedimeve”, ka thënë Lenjani, që ka shtuar se krerët tanë duhet të mos lëshojnë pe në këtë aspekt.

Ne do të ruajmë tokat tona, nuk do t’i japim, tonën se japim të huajën se dojmë, do të qëndrojmë prapa rrugës së asfaltuar dhe tokave tona që i kemi te stërgjysheve tanë, do t’i mbrojmë tokat sepse nuk kemi tok për t’i falur askujt.

You Might Also Like