Kamenicë

Nderohet në 22- vjetorin e përjetësisë Komandant Rrahim Beqiri-Roki 

Nderohet në 22- vjetorin e përjetësisë Komandant Rrahim Beqiri-Roki

Sot në Fshatin Kopërrnicë, në praninë e shumë qytetarve të këtij fshati, shokve të luftës e figurave të ndritshme të kombit, është nderuar figura e Heroit Kombëtar, Rrahim Beqirit-Roki, i cili ra në altarin e lirisë me 2 gusht të vitit 2001.

Në mesin e shumë musafirve, ishte edhe komandanti i Zonës Operative të Kradakut, Ahmet Isufi, si dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, poashtu në këtë përvjrtor ishte i pranishëm edhe Lah Brahimaj si dhe kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica.

Në tubimin pëërkujtues të 22 vjetorit të rënies heroike, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka theksuar se gjaku i dëshmorve është themel i Kosovës së panvarur.

“Sot si asnjëherë më pare përkujtojmë veprën e komandant Rokit, i cili nuk u ndal asnjëherë për të mirën e popullit shqiptarë. Jemi krenar që gjaku i Komandant Rokit dhe shumë heronjevë tjerë sot po bënë dritë në shtetin e Kosovës”.

Ish-Komndanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi para të pranishmëve theksoi se komandant Roki asnjëherë nuk u pajtua që të jetë i nënshtruar nga okupatori Serb.

“Roki ishte një trim i rrallë i cili në asnjë moment nuk e ndali luftën për idealet e të parve tanë, ai fuqishëm grykën e pushkës nuk e ndali që lirinë e shumë pritur ta ujit me gjakun e tij të njomë. Vlerat e gjakut të dëshmorve të UҪK-së duhet respektuar dhe për ti mos i harruar gjerë sa të egziston kjo tokë. Gjaku i tyre është dritë e popullit shqiptarë. Lavdi Komandant Rokit për jetë”.

Në mesin e shumë pjesëmarrësve ishin edhe familja e ngushtë e Komandant Rrahim Beqirit –Roki, të cilët vendosën lule e kurora. Ndër ta ishte edhe djali i Komandant Rokit, Vedat Beqiri i cili në këtë përvjetor të prindit të tij ka theksuar.

“Eshtë një ditë e lavdishme jo vetëm për prindin tim por për të gjithë shokët e babait tim, të cilët i pati në krahë të luftës. Ne si familje jemi gjithmonë krenar me veprën e prindit tone. Gjaku i tij dhe i shumë dëshmorëve të Kombit sot bëjnë rreze dhe janë

gardian të shtetit të Kosovës, pa gjakun e tyre ne nuk do të gëzonim lirinë të pritur me shekuj”.

Shumë pjesëmarrës kanë vazhduar të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorve në Kamenicë, duke vendosur lule e kurore, duke e përkujtuar me dinjitet Komandant Rokin.

Trimi i tokave shqiptare u nda nga jeta në moshën 44 vjeҫare me 2 Gusht 2001, ndërsa amaneti i tij ishte – “Jeta ime i takon Kosovës dhe popullit shqiptarë, pa liri jeta ime është errësirë”.

You Might Also Like