Kamenicë

Ish-ministri Bejtush Gashi sërish vizitoi brezin kufitar

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi këtë të premte  ka vizituar brezin kufitar dhe fshatin Karaçevë e Poshtme. Ai aktualisht është dekan i fakultetit bashkë dhe vizitën e realizoi bashkë me stafin e tij dhe prodekanin e fakultetit. Ish- ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bejtush Gashi e vizitoi këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës dhe në atë kohë ai mbeti i shqetësuar për brengat që kishte popullata e brezit kufitar. Ai u njoftua për hallet dhe brengat që ishin shumë shqetësuese për popullatën e brezit kufitar.

“Ne e njoftuam ministrin në takimin që patëm sot në bashkësi lokale, duke i thënë se jemi të nderuar që ministri më herët kishte dalur zyrtarisht për ta shkelur në këmbë këtë anë. Në emër të bashkësisë lokale ju përgëzoj për punën dhe angazhimin që keni bërë për ruajtjen e territorit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Komplet stafi juaj që vizituat brezin kufitar së bashku me prodekanin e fakultetit ishte kënaqësi e madhe për ne dhe puna dhe angazhimi juaj sa keni qenë ministër ka qenë tepër i madh pasi nuk e keni harruar brezin kufitar-Karaçevën”, ka thënë Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë e Poshtme, i cili ish-ministrit i ka ndarë një mirënjohje.

 

You Might Also Like