Kardiologu Besim Guda ka bërë një dedikim plot emocion për vëllain të tij të ndjerë
Një yll do t’i mungojë përgjithmonë qiellit familjar. Iku në amshim për të mos i kthyer kurrë vëllau im Bekimi. Dhembja është aq e madhe sa nuk ka fjalë që e përshkruan.
Iku shpejt, ashtu siç jetoi. Për gjatë gjithë jetës na dhuroi gëzime, hare e buzëqeshje. Por shumë shpjet na dhuroi mërzi, vuajtje e vaj .
Kështu po thonë është jeta, kështu po them edhe unë, jo se mendoj ashtu, por se nuk kam çka të bëjë.
E çuditshme kjo jetë, sa shumë e do njeriun e afërt, sa shumë e do vëllain dhe pandeh se do të bësh gjithçka për të dhe për një moment e kupton sa i pa fuqishëm je dhe asgjë nuk mund të bësh.
I premtoja mrekulli vëllait tim Bekimit dhe nuk i ndihmova dot në momentet më të vështira për të dhe gjithë familjen.
Trishtimi po ma shtrëngon fytin e gjoksin, fjalët vështirë po i shkruaj, po e përfundoj këtu.
Lamtumirë i dashuri vëlla Bekim. Takoje agën atje matanë dhe pushoni të qetë afër njëri-tjetrit, ashtu si në këtë botë jetuat e punuat.