Sportet me dorë

Basketbollistët e RC Cola Dritës ngadhënjejnë me rezultat minimal

 

Basketbollistët e Dritës që e kanë synim kthimin në Superligën e Kosovës në Basketboll kanë shënuar një fitore të ngushtë, por tejet të merituar në ballafaqim me Istogun edhe atë si mysafir me rezultat 85:86.

Basketbollistët e Dritës çerekun e parë e kanë mbyllur me përparësi prej dy pikësh 23:21, derisa vendasit në çerekun e dytë për një nuancë ishin më të mirë 28 me 27 dhe më një pikë epërsi për RC Cola Dritën ekipet shkuan në pushim, për të lënë gjithçka të hapur.

Mirëpo pjesëloja e dytë doli të jetë tërësisht e barabartë 19:19 dhe 17:17 në çerekun e tretë, respektivisht të katërtin.

Gent Shala e Bardh Jakupi ishin më të dalluarit tek RC Cola Drita dhe natyrisht ata u përkrahën edhe nga bashkëlojtarët e tyre.

Në fund Istogu – RC Cola Drira 85:86.

Tabela:

 

You Might Also Like