OPINION

Kërkesat e minatorëve të Star Tërgut janë përkrahur edhe nga rinia e shkollore e Gjilanit

Në 29-vjetorin e përkrahjes së minatorëve të Stari Tërgut

Kërkesat e minatorëve të Star Tërgut janë përkrahur edhe nga rinia e shkollore e Gjilanit…

Gjilan, 22 mars 2018

Viti 1989 është datë e shënuar në analet e shkollës shqipe. Tash e 29 vjet më parë. Datë që nuk harrohet lehtë tek rinia shkollore jona. Në këtë ditë të shkurtit (24 shkurti 1989), Minatorët e Trepçës kanë bërë kthesa vendimtare për shtetin e Kosovës. Ata kanë ndryshuar skenën politike të një kohe. E tërë popullata shqiptare ishte me ta. Minatorët e Stari Tërgut kishin hyrë në zgafellë dhe nuk donin ndryshimin e Kushtetutës për Kosovën. Betoheshin se të gjallë nuk do të lëshonin pe.

Duke dëgjuar këto kërkesa të tyre, edhe nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, por edhe shkollarët e shkollave tjera të Gjilanit, u solidarizuan me këta minatorë të Stari Tërgut. U betuan si një, se në këtë ditë të 24 shkurti të vitit 1989), shkollarët e Gjimnazit u kthyen në shkollë dhe qëndruan gjer në fund në kërkesat e tyre. Dhe, kjo u bë. Erdhën shkollarët dhe një natë qëndruan në lokalete e shkollës, Gjimnazit “Zenel Hajdini” të Gjilanit.

Gjer sa nxënësit organizuan përkrahjen e minatorëve, drejtoresha e shkollës, R. Sharac, nuk qëndroi në shkollë dhe iku duke thënë profesorëve shqiptarë se ata do të përgjigjen për këtë përkrahje të nxënësve të tyre më vonë. Ajo, kur e lëshoi shkollën, ishte ora nëntëmbëdhjetë. Të gjithë kujdestarët e klasave qëndruan në ballë të paraleleve të tyre. Ishte një moment sa dinjitoz, po aq rrëqethës e vendimmarrës. Klasat ishin përplot me shkollarë. Vlonte shkolla. Vinin e vizitoheshin nga struktura të ndryshme shqiptare. U vizitua edhe nga ish politikani i kësaj ane, Rabit Rexhepi e nga disa përfaqësues të rinisë së qytetit etj.

Kjo “gjendje” erdhi një ditë më parë, kur në mesditë, sapo filloi ndërrimi i dytë i mësimit, nxënësja, Lumnije Oruglica, e cila erdhi në sallë dhe ju tha përfaqësuesve të klasave e profesorëve se, nesër, në vend të librave, në çanta merrni bukë! “Do të qëndrojmë si një. Tha se, edhe profesorët po na përkrahin”. Gjimnazi i Gjilanit, por edhe shkollat tjera të këtij qyteti, përjetuan momente të rënda të punës e të jetës shkollore. Pati përpjekje që të përçahet kolektivi në diferencim e pushtetmbajtësve. E quajtën këtë tëmpull të dijes “vatër e çerdhe të nacionalizmit shqiptar”. Pati edhe ndarje të nxënëvë nëpër ndërresa. Por, edhe nga kjo dhunë e madhe, mësimdhënësit shqiptarë të këtij gjimnazi nuk u gjunëzuan, por qëndruan stoik përballë një politike gjenocidale që bëhej. Ata si një, i refuzuan plan-programet unike të Beogradit. Kështu është mbrojtur Kosova dhe shkolla shqipe./Tefik Selimi

You Might Also Like