Gjilan

VV ka kundërshtuar ndryshimet staturore

Grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje!në Gjilan, ka kundërshtuar ndryshimet staturore, për të cilën e diskutua sot gjatë seancës së katërt të Kuvendit Komunal.

Shefi i grupit parlamentor të LVV-së Nevzad Isufi, ka thënë se kërkojmë formimin e komisionit për evidentimin e ndërtimeve pa leje, i cili do të përbëhej prej anëtarëve të Kuvendit nga pozita, ashtu edhe nga opozita dhe nga drejtoria e urbanizmit dhe njësia e inspeksionit, i cili do të vlerësonte numerikisht sa janë ato, do të vlerësonte edhe sa kanë ndikuar ato në ndryshimin planit rregullues urban dhe planet detaje të qytetit, gjithashtu do të vlerësonte se sa prej tyre eventualisht përmbushin kushtet për legalizim, e cilat duhet rrënuar.

“Është e kuptueshme që kjo do kohë dhe punë, por vetëm kështu sa do pak do të riparohej dëmi i shkaktuar nga kaosi ndërtimor gjatë katër viteve të kaluara, sidomos me ndërtimet e larta. Nëse injorohet ky fakt sot, kjo nuk do të thotë se kemi eliminuar edhe ekzistimin e këtyre ndërtimeve, ato i kemi në qendër të qytetit e në të gjitha pjesët e tij, ato i kemi kudo ato janë realitet, ato janë dhjetëra e qindra objekte, ato janë të banuara tash ose mund të jenë të banueshme nesër, për rreziqet të cilave iu nënshtrohen qytetarë të vendosur në objekte të tilla, të cilat nuk dihet kanë plotësuar kushtet dhe standardet e ndërtimit, dikush duhet të marrë përgjegjësi. E nëse këtë nuk e bëjnë institucionet

atëherë kush duhet do ta bëjë këte”, ka thënë Isufi.

Kritikues ka qenë edhe këshilltari Nehat Osmani, i cili ka thënë shuarja e dy drejtorive jashtëzakonisht të rëndësishme gjatë mandatit të kaluar të qeverisjes LDK dhe kryetarit të atëhershëm dhe atij aktual Lutfi Haziri, ishte edhe i padrejtë edhe i gabuar por mbi të gjitha ishte i dëmshëm.

“Padrejtësia e shuarjes së këtyre dy drejtorive nuk mund të korrigjohet me nisma tekanjoze, shprehimisht edhe iniciativa joserioze për rikonstituimin e së njëjtave. Lëvizja Vetëvendosje! kishte kundërshtuar fuqishëm që në fillet e para të një vendimi të tillë të pakuptimtë të qeverisë suaj lokale asokohe, përmes të gjitha mjeteve relevante, informative e mediatike. Ju zotëri kryetar, edhe sot edhe tani, në asnjë paragraf nuk potencuat se kjo iniciativë është e shtytur nga kërkesat e shumta, të kamotshme e të arsyeshme të LVV dhe të opozitës në përgjithësi. Për këto arsye dhe të tjera jo të shpërfaqura sot, Vetëvendosje nuk do të votojë ndryshimet statutore të propozuara sot dhe fton edhe grupet tjera opozitare të jemi unik në kundërshtimin e kësaj iniciative.

Lëvizja Vetëvendosje! do të votoj kundër kësaj iniciative edhe për një arsye të thjeshtë dhe pragmatike, që këto praktika të kryetarit të mos shndërrohen në një presedan që do t’i zbatoj sa herë të jenë në teket e tij dhe çdo herë kur të jenë në interes të subjektit të tij e klientelës së tij”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq kritikuese ka qenë edhe këshilltarja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, e cila ka thënë se nuk mund të kërkohen këto ndryshime statutore, sepse janë kryekëput interes personal i Lutfi Hazirit.

“Ju, kryetar Haziri, në seancën e dytë të kësaj legjislature të mbajtur më 19 janar 2018, para nesh këtu në Kuvend, por edhe para qytetarëve, e pranuat që përvoja nga qeverisja e mandatit të kaluar ju ka dhënë asye të kërkoni ndryshimet e reja statutore. Ju kryetar, keni thënë se iniciativa e para katër viteve ka enë e paqëlluar dhe se duhet marrë mësim nga ai gabim duke theksuar se pavarësimi i njësive ka qenë I dështuar. Por, asnjehere nuk raportuat per ato deshtime, asnjehere nuk dhate llogari per to. Jam e vetëdijshme gjithashtu që keni dhënë shumë premtime gjatë fushatës, e ato duhet mi përmbush disi. Por ama, më vjenë keq, por mendojë se këtu jemi për të bërë zgjidhje për qytetarët tanë pa dallime politike dhe jo të punojmë për ata që punësimin e arrijnë vetëm me anë të librezave të anëtarësisë. Prandaj, unë jam kundër këtyre ndryshimeve statutore, pavarësisht se e di nevojën e qytetarëve për Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport. Jam kundër, sepse e di që edhe po ti kishim këto dy drejtori në këtë mandat të juajin, me njerëzit të cilët ju do ti vinit në krye, do të vazhdonte avazi i vjetër. Unë këtë e konsiderojë padrejtësi ndaj qytetarëve, prandaj nuk dua të bëhem pjesë e kësaj padrejtësia që po ushtrohet ndaj tyre”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq, po të njejtin qëndrim mbajti edhe këshilltarja komunale Arijeta Rexhepi e cila tha se para 4 vitetve na u kërkua të ndryshohet statuti i komunës së Gjilanit duke kërkuar të shuhen dy drejtorit mjaft të rëndësishme ajo e Inspeksionit dhe Kulturës. Kemi qenë kundër shuarjeve të tyre sepse me shuarjen e këtyre dy drejtorive keni dëmtuar qytetarët e Gjilanit duke pasur një kaos të ndërtimeve , inspektorët kanë qenë nën ombrellën e drejtorëve e të cilët nuk kanë mundur të kryej punën si duhet. Për Drejtorine e Kulturës patët thëne se po shkojnë shumë mjete buxhetore në subvencione të drejtpërdrejta të kontrolluara nga ne si zyre, ata vetë do të merren me menaxhim të buxhetit në mënyrë të drejtpërdrejt. Në këtë mënyrë,

unë dua të heq dorë nga vendimmarrja e drejtpërdrejt. Tani me kërkesën tuaj për kthim të Drejtorise së Kulturës , Rinise dhe Sportit duhet të na njoftoni pse nuk funksionoi shuarja e tyre si drejtori. mos vallE ka pasur edhe më shumë implikime buxhetore”, ka shtuar Rexhepi.

You Might Also Like