Ekipet nga Anamorava që garojnë në Ligën e Parë – Grupi B, nuk po kanë rezultate të mira. Ato janë pozicionuar në fundin e tabelës dhe po luftojnë për mbijetesë. Kështu, në kuadër të javës së XIX, Kika e Hogoshtit ka qenë mysafire e KF Ramiz Sadikut në Prishtinë dhe ka arritur të nxjerrë një barazim prej 1:1, pikë kjo shumë e mirëserdhur.
Në këtë javë shumë më keq kanë kaluar ekipet nga Komuna e Vitisë. Vllaznia ishte mysafire e Vushtrrisë dhe pësoi me rezultat 3:1, ndërkohë që Vitia që ishte mysafire e Ferizajt u mposht me rezultat 2:1.
Ekipet nga Anamorava pozicionohen në fund të tabelës. Kika nga 19 ndeshje ka fituar 20 pikë, Vllaznia është e nënta me 17 pikë, derisa Vitia është në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë.