Futboll

Drita ngriti lart kupën e kampionit të Kosovës

Drita është kampioni i Kosovës për edicionin 2019/20.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu e siguroi titullin e kampionit në mesjavë, derisa sot e mbylli edicionin me humbje 2:1 nga Ballkani në Suharekë.

Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra e Dritës e ka ngritur në qiell titullin e kampionit.

Këtë e ka bërë kapiteni Ardian Limani me bashkëlojtarët e tij.

Image

Ndryshe, ky është titulli i tretë në histori të Dritës.

Drita e mbylli edicionin 2019/20 në vendin e parë me 68 pikë pas 36 ndeshjeve.

You Might Also Like