Sporte të tjera

Klubi i Bowlingut A.R. KATANA nga Gjilani shpallet Kampion i Kosovës për sezonin 2020/2021

 

 

Klubi i Bowlingut A.R. KATANA nga Gjilani Shpallet Kampion i Kosovës për sezonin 2020/2021 , ky është viti i dytë radhazi që Klubi A.R. KATANA shpallet Kampion i Kosovës në kategorinë Ekipore.

 Kaula Haziri 12 vjeçare nga Gjilani, lojtare e Klubit A.R. KATANA shpallet kampione e Kosovës në diciplinat : Individuale dhe Dyshe në Kategorinë Seniore tek Femrat.

 Nysret Haziri, trajner dhe Lojtar i Klubit A.R. KATANA nga Gjilani shpallet Kampion i Kosovës në diciplinat Individuale dhe Dyshe , Nysret Haziri është shpall kampion për herë të tretë radhazi ky është rekord i jashtëzakonshëm dhe mund të themi edhe i pamundur për tu përsëritur nga ndonjë̈ lojtarë në histori e Bowlingut në Kosovë.

Nga Muajin Maj pritet të zhvillohen radhazi Garat tjera : -Kupën e Kosovës, -Super Kupa e Kosovës dhe -Masters Kupa e Kosovës.

 Nysret Haziri në vitin 2019 dhe 2020 i kishte fituar të gjithë këta tituj prandaj këtë vit ai po synon që ta kompletoj tripletën e tijë që për tri vite rresht të thyej rekordin e radhës dhe ti sjellë të gjitha Trofetë sërish në qytetin e Gjilanit . Haziri kohëve të fundit ka filluar edhe me Akademinë e Bowlingut ku brenda akademisë ka 30 lojtarë junior dhe po punon pa ndërprerë për ëndrrën e tijë që qyteti i Gjilanit të bëhet qytet i kampionëve edhe pse Haziri Akademin e financon privatisht sepse nuk ka ndonje mbeshtetje financiare nga askush deri tani por ai nuk ndalet sepse dashuria për Bowlingun dhe për qytetin e tijë nuk ndalon dot .

 

You Might Also Like