Sportet me dorë

RC Cola Drita i afrohet Superligës

RC Cola Drita – Istogu 92:74

RC Cola Drita shumë mirë e ka nisur serinë e finales së play offit, duke ngadhënjyer që në çerekun e parë me rezultat 26:19. Në këtë çerek është dalluar lojtari i RC Cola Dritës, Bardh Jakupi, i cili ka shënuar 7 pikë. Në çerekun e dytë RC Cola Drita ka vazhduar me lojë të mirë, ku janë dalluar Xavier Barmore dhe Arijan Mehmeti, të cilët ishin shumë të shpejtë në kundërsulme, duke arritur pikë dyshifrore, mirëpo kah fundi i çerekut të dytë kjo epërsi shkoi duke u zbehur dhe ekipet shkuan në pushim te rezultati 47:30 për RC Cola Dritën.

Në pjesëlojën e dytë ekipi gjilanas luajti aq sa për të ruajtur epërsinë që e kishte krijuar. Në këtë çerek pati disa shkëputje, por edhe rënie të RC COla Dritës, por duke mos e lëmë ekipin mysafir që të ofrohet shumë në pikë. Në fund të çerekut të tretë, rezultati në semafor ka shënuar 64:55.

Çereku i fundit ishte më bindësi për RC Cola Dritën, kur ekipi gjilanas ia doli që të arrijë pikë dyshifrore. Në këtë çerek i tërë ekipi funksionoi si është më së miri dhe në fund rezultati ishte shumë bindës 92:74

.Është kjo fitorja e parë e RC Cola Drita në ndeshjen finale, kurse ekpi që i arrin tri fitore do të jetë anëtar i ri i Superligës së Kosovës në Basketboll, derisa humbësi do të përballet me Trepçën në ndeshjen e play-out. kryelajmi.com

You Might Also Like