Sporte të tjera

ALP SAHITI DHE MELISA FETAHU TË BRONZTË NË SHAH NË GARAT BALLKANIKE TË SPORTIT SHKOLLOR TË MBAJTURA NË OHËR 

Dy nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani, Alp Sahiti dhe Melisa Fetahu kanë marrë medaljet e bronzta në shah në Garat Ballkanike të Sportit Shkollor  që janë mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. 

Alpi dhe Melisa janë përballur me garuesit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ku kanë arritur që të fitojnë medaljet e bronzta. 

Blerim Shala, mësimdhënës i Kulturës Fizike dhe Sportit në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka thënë se këto gara ishin tejet të mirëseardhura dhe dëshmuan se sporti shkollor është i zhvilluar tek ne. 

Ndryshe, duhet rikujtuar se pikërisht në këto gara, nxënësja Lena Osmani është stolisur me medaljen e argjendtë në garat në ping pong. 

 

You Might Also Like