Klubi i Xhudos Gjilani do të jetë pjesëmarrës në një turne të madh ndërkombëtar të xhudos, që do të mbahet në qytetin Bijelo Polje në Mal të Zi.
Siç kanë theksuar kryetrajneri Ibraim Hasani dhe trajneri Esat Selimi në këtë turne, ekipi nga Gjilani do të përfaqësohet me 16 garues të grupmoshave të ndryshme dhe me të drejtë presin që të stolisen me medalje, gjë të cilën e kanë dëshmuar edhe herëve të tjera./kryelajmi.com/.