Sportet luftarake

Boksieri gjilanas Donat Syla dhe i tërë Reprezentacioni i Kosovës pengohen nga Spanja për të marrë pjesë në Kampiontin Botëror për të rinj

POLITIKA PENGON PJESËMARRJEN E KOSOVËS NË KAMPIONATIN BOTËROR NË SPANJË
Boksierët e Kosovës përseri kanë problem për pjesmarrjën në kampionate botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Rasti i fundit është Kampionati Botëror në Alicane ,La nucia Spanjë 13 – 27.11.2022 .Ekipi i Kosovës me kohë është paraqitur për pjesëmarrje në ketë kampionat botëror dhe ka aplikuar për viza, për boksieret 86kg.Taulant Jakupi,92kg. Donat Syla, selektorin Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli. Dje me 10 nentor kemi marrë pergjigje negative për viza nga ambasada Spanjolle në Shkup të Maqedonis veriore . Ne kemi kerkuar sqarime nga Federate botërore IBA për mospaisje me viza, por jemi shumë të pikëlluar që morëm këtë lajm dhe e konsiderojmë vërtet të papranueshëm, pasi besojmë se politika nuk duhet t’i ndalojë sportistët tanë të marrin pjesë.
Kjo nuk është hera e parë që ne si pjesë e Federates Boterore IBA nuk lejohemi të marrim pjesë në ngjarje botërore si më pare që ka ndodhur në Indi,Serbi,e tash në Spanjë dhe ndjehemi të diskriminuar.
Boksierët tanë të përfaqësueses janë përgatitur maksimalisht, janë ne formë të mirë dhe është një ëndërr e madhe për ta që të jenë pjesë e ketij kampionati botëror.
Ne kemi Kërkuar nga IBA që të angazhohet dhe të bëj përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ngjarje e mëdha si të gjithë boksierët e federatave të tjera që janë nën ombrellën e IBA-së.
Keto janë email- at zyrtare nga ambasada Spanjolle në Shkup.
“After studying your case in detail, we are sorry to inform you that we don’t consider it one of the exemptions contemplated in our previous email, so the process of the visa application wouldn’t be accepted.”
Best regards,
Embassy of Spain,
Skopje
“I have been speaking with the Embassy, and they have told me that they are waiting for a response from Madrid, since due to the political situation they cannot extend the visa without first consulting.
Anything we keep in touch..”

You Might Also Like