Komandanti i Zonës Operative të Llapit të UÇK-së Rustem Mustafa – Remi i shoqëruar nga Zv. Komandanti i Brigadës 153 Komandant Fatmir Sopi, zbuloi pllakën e Brigadës 153 në Shtëpinë Bazë të UÇK-së, dhe vizitoi shtëpinë e Bacës Nua Gashi, të Nënë Stana Gashit dhe djemve të saj, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi, ushtarë aktiv në UÇK!
Komandant Remi kishte qëndruar në Shtëpinë Bazë të UÇK-së në Lagjen Peshter të Brusit, më 19 Mars 1999, 5 ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s!
Gjithashtu në këtë shtëpi që ishte baza kryesore e koridorit të famshëm, që lidhte Zonat e Llapit, Karadakut dhe Nerodimes, kishin qendruar shumë ushtarë nga Zona Operative e Llapit!
Komandant Remi, i bëri nderim të madh Nënës së UÇK-së, Nënë Stanë Gashi, kur deklaroi se:”… atëherë kur ne gjatë luftës së UÇK-së, nuk mundnim të shkonim te nënat tona, na prisnin e na përcillnin nënat e mëdha të luftës për liri, si Nënë Stana e nënat tjera të shtëpive baza të mëdha të UÇK-së!
Komandant Remi, ishte shumë i ngrohtë dhe shumë i përzemërt me Nënën e UÇK-së, Nënë Stanen, të cilën në shumë raste e thërriste motër Stana!
Shtëpia Bazë e UÇK-së e Bacës Nua Gashi e Nënë Stanë Gashi dhe vëllezërve Gashi, po vazhdon të nderohet dhe t’i jepet vlerësimi real i kontributit të madh që ka dhënë në luftën e armatosur çlirimtare, që ka zhvilluar UÇK kundër Serbisë pushtuese!
Ismet Sylejmani, Prishtinë, 8 Qershor 2025!