Te ndryshme

Rexhep Hasani e Ekrem Krasniqi më të mirët në përpilimin dhe zgjidhjen e enigmave

Në edicionin e sivjetmë të “Flakës së Janarit 2023” risi ishte gara e enigmatëve në përpilimin dhe zgjidhjen e enigmave. Gara është organizuar nga Shoqata e Enigmtëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani. Organizatori i kësaj ngjarje kishte përcaktuar edhe juritë. Juria e Përpiluesve të gjëzave Enver Hajrullahu,  Skender Tullumi dhe Mensur Mamuti si dhe Juria e Zgjidhësve të gjëzave:  Shemsedin Kryeziu, Ismet Shkodra dhe  Nexhat Hajrullahu.

Në Gala Mbrëmjen ku janë përzgjdhur më të të mirët  u shpallën edhe enigmatët më të mirë të “Flakës së Janarit”, të cilët kanë konkurruar në dy kategori. Në zgjidhjen e enigmave i pari ishte Ekrem Krasniqi,  i dyti – Agim Ajvazi, kurse i treti ishte  NIjazi Ismajli. Në përpilimin e enigmave i pari doli Rexhep Hasani, i dyti – Fazli Berisha dhe i treti – Ekrem Krasniqi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like