LAJME

Kompania gjilanase “Pilot Bike” pjesëmarrëse në Panairin “Eurobike” në Frakfurt

Në “Frankfurter Messe” në Frankfurt të Gjermanisë, po mbahet panairi “Eurobike 2025” ku në mesin e shumë kompanive po përfaqësohet edhe Kompania e njohur kosovare, që ka selinë e saj në Gjilan “Pilot bike”. Kjo kompani e njohur, që udhëhiqet nga afaristi i njohur Ibrahim Krivaqa ka bërë emër jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ajo është e njohur për prodhimet e saja cilësore, andaj shumicën e prodhimit e eksporton jashtë vendit. Kjo kompani së shpejti pritet t’i zgjerojë kapacitetet e saja dhe falë cilësisë që ka ka marrë ftesë që të jetë pjesë e Panairit të madh “Eurobike 2025”.

Ibrahim Krivaqa, afarist i njohur gjilanas ka thënë se prodhimet e “Pilot Bike” po vizitohen shumë në këtë panair, andaj ai edhe u ka bërë ftesë të interesuarve që të vizitojnë stendën e “Pilot Bike” për të eksploruar produktet dhe risitë më të fundit të kësaj kompanie të njohur, prodhimet e të cilës gjenden në Sallën 12.0, C02. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like