LAJME

Lëvizja Vetëvendosje! në Gjilan, uron gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Kurban Bajrami si festë sublimon përpjekjen dhe sakrificën vetmohuese për ideale të larta të përbashkëta e në shërbim të komunitetit, kombit e njerëzimit. Me vlera në themel si solidariteti e dashuria, na thërret për një botë e një shoqëri ideale, e cila në themel do të ketë barazinë, drejtësinë, dinjitetin e mirëqenien për të gjithë.

Drejtësia dhe barazia ndërmjet njerzëve gjithnjë kanë qenë një histori e pareshtur përpjekjesh e sakrificash për një shoqëri të vendosur mbi vlerat si solidariteti, drejtësia, dashuria e mirëkuptimi. Prandaj, të bashkuar në angazhim, pranë njëri-tjetrit e përkrah nevojtarëve, me përkushtim dhe me bindje të palëkundura në ideale, shoqëria dhe vendi do ta ketë më të lehtë përballjen me vështirësitë në rrugën e përparimit.

Urojmë për shëndet, mbarësi e çdo të mirë për secilin! Gëzuar!

You Might Also Like