Nga : AZIZ ZUKA
E kishin nisë punën që në mengjes të ditës së sotme për të meremetuar dhe për të ndërhy për fasadimin e të gjitha mësonjtoreve të Shkollës fillore të mesme të ulët “”Halil Alidema “” në Pozharan, e kur ne i vizituam ata tashmë kishin përfunduar punën në katër mësonjtore të kësaj shkolle ku është dashtë të ndërhynë në fasadimin e pjesëve të poshtme por edhe në disa vende ku kishte nevojë për ngjyrosje dhe fasadim.Janë këta punëtorët e Kompanisë ndërtimore dhe konsulente “”AREA”” nga Hodonoci I Kamenicës, kompani kjo e cila është duke ndërtuar objektin e ri të kësaj shkolle që pritet të përfundoj në tërësi në shtatorin e këtij viti.
Këta punëtorë këtë punë që po e bëjnë sot në fasadimin dhe ngjyrosjën dhee në intervenim në disa vende në objektin e shkollës së vjetër e që do të zgjasin disa ditë premtojnë ta kryejnë deri në fillimin e gjysëmvjetorit të dytë kur nxënësit do të mësojnë në mesonjtore që do të kenë krejtësisht pamje tjëtër ,kuptohet më të mirë.
Në intersimin tonë se a do të kompenzohet puna e tyre që po bejnë, ata thonë se këtë punë po e bëjnë vullnetarisht, meq kanë parë se mësonjtoret /pjesa dërmuese e tyre/ ku mesimin e ndjekin nxënësit janë në gjendje shumë të keqe dhe për të ndihmuar kanë ardhë që të punojnë që deridiku të ndihmojnë që klasët të jenë më të rregulluara dhe për këtë punë ata kanë marrë leje ehe nga organet kompetente komunale dhe dëshirojnë që në këtë mynyrë të ndihmojnë .
Bujar Morina , njëri nga pronarët e Kompanisë “”AREA””, shprehet se punëtorët që janë duke punuar në rregullimin e mësonjoreve janë puntorë të kompanisë dhe po e shfrytzojmë rastin që këto ditë, kur nuk mundemi të punojmë jashtë, për shkak të borës në punët në objektin e ri në ndërtim, kështu vullnetarisht do të punojm disa ditë në rinovimin dhe rivitaalizimin e msonjtoreve në objektin e vjetër të shkollës.Ne pos që jemi angazhuar në punët fizike edhe
materjali për ngjyrosje dhe fasadim është siguruar falas nga kompania jonë”” shprehet Morina.Aziz Zuka